Peleshi takim me VanHorn, në fokus partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes

Nga B.M
358 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn.

Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e Kuvendit, Peleshi bën me dije se në fokus të bashkëbisedimit ishte partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Si një aleate e besueshme e NATO-s, Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar në paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global, duke forcuar më tej rolin e saj në arkitekturën euroatlantike të sigurisë”, deklaron kryeparlamentari Peleshi.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër