Përcillet për në banesën e fundit polici i burgjeve i aksidentuar dy ditë më parë në Pogradec

Nga Xh M
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Është përcjellë për në banesën e fundit polici i regjimit të brendshëm të burgjeve, Krenar Çekiçi, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur dy ditë më parë në Pogradec.

Familjarë, miq dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit mes dhimbjes dhe respektit, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite në shërbim.

Në ceremoninë mortore ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i cili shprehu ngushëllimet për familjen dhe vlerësoi figurën e të ndjerit.

Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje, trupi i tij u përcoll i mbuluar me flamurin kombëtar dhe atë të Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër