Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse

Nga Xh M
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pasi bëri ndryshimet në qeveri, Edi Rama ka kthyer sytë nga partia. Të shtunën e 21 marsit kryesocialisti ka njoftuar mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste duke kërkuar riorganizim edhe brenda partisë.

Ky do të jetë një vit zgjedhor për socialistët, të cilët do të riformatojnë strukturat e brendshme që nga baza, kryetarët e organizatave socialiste dhe zgjedhjen e forumeve të reja, proces zgjedhor që pritet të përfundojë më 12 qershor, në 35 vjetorin e krijimit të Partisë socialiste.

Asambleja do të nis punën të shtunën në orën 10:00 në një prej resorteve në bregdet. Siç mëson Report Tv, fjala hapëse do të jetë ajo e Sekretarit të përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, për tja lënë fjalën më pas kryeministrit Edi Rama.

Axhenda parashikon një analizë për punën e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën.

Socialistët duhet të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme vendore, ato të 2027-ës, prandaj një pikë tjetër e diskutimeve në asamble do të jetë puna për zgjedhjet lokale.

Diaspora dhe përfshirja aktive e tyre është një nga pikat e tjera të diskutimit në asamblenë e socialistëve. PS vjen me një rekord pozitiv të përfshirjes së diasporës në zgjedhjet e 2025-ës dhe duke patur tashmë një strukturë të ngritur, punën për 2027-ën mund ta ketë edhe më të lehtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër