Përcollën mesazhet e tyre në shesh, protestë në Korçë në mbështetje të studentëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një grup qytetarësh kanë dalë këtë pasdite në qytetin e Korçës për të protestuar duke shprehur mbështetjen e tyre për studentët dhe protestat e zhvilluara ditët e fundit.

Të mbledhur pranë monumentit të Luftëtarit Kombëtar, qytetarët kanë bërë thirrje kundër qeverisë, me sloganin “Rama ik”.

Për rreth një orë, ata kanë qëndruar në shesh, duke përcjellë mesazhet e tyre.

Protesta në Korçë vjen në vijim të lëvizjes së të rinjve dhe studentëve, të cilët prej disa ditësh janë ngritur në protesta duke kërkuar të drejtat e tyre dhe duke shprehur pakënaqësitë ndaj situatës në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër