Gjini: Aleanca do të jetë mburojë për qytetarët ndaj abuzimit me pushtetin nga niveli qendror

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në takimin e rregullt të Kolegjiumit të Drejtorëve, së bashku me drejtorët komunalë nga Aleanca, ka diskutuar për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të subjektit.

Duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, Gjini theksoi se Aleanca do të jetë mburojë për qytetarët e Kosovës kundrejt abuzimit me pushtetin nga niveli qendror.

Ai u bëri thirrje drejtorëve komunalë që të jenë të saktë në punën e tyre dhe korrektë në raport me qytetarët.

Gjini gjithashtu nënvizoi se, krahas takimeve të rregullta me të gjitha strukturat e Aleancës, do të vazhdojnë edhe takimet në terren me qytetarët, me qëllim të prezantimit të platformës politike dhe vizionit të Aleancës për zhvillimin e vendit.

artikuj të ndërlidhura