9
Një situatë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në lagjen “Skënderbeg”. Sipas informacioneve paraprake, nga flakët është përfshirë kati i parë i një pallati 4-katësh, ku dyshohet se shkak i zjarrit është rrjedhja e gazit.
Ndërkohë, për shkak të situatës, është bërë menjëherë evakuimi i banorëve nga forcat zjarrfikëse, teksa disa nga të evakuuarit kanë pësuar lëndime dhe asfiksi, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të situatës, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të tyre.
