Shitësja po transmetonin ofertat live, makina futet me shpejtësi brenda dyqanit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një incident i pazakontë është regjistruar në Brazil, ku një makinë është përplasur brenda një dyqani veshjesh, pikërisht në momentin kur pronari dhe një punonjës po transmetonin drejtpërdrejt në rrjetet sociale ofertat e Black Friday.

Ngjarja ndodhi të enjten pasdite (5 nëntor), në qytetin Manaus, në shtetin e Amazonas. Momenti i përplasjes u filmua nga kamera që po përdorej për transmetimin LIVE.

Sipas Policisë, shoferja e një automjeti Jeep Renegade humbi kontrollin dhe përfundoi brenda dyqanit Guta, në rrugën Joao Valerio, në lagjen Vieiralves. Ajo u tha efektivëve se e kishte zënë gjumi gjatë drejtimit të automjetit.

Përplasja shkaktoi panik te personat që ndodheshin në dyqan, ndërsa një punonjëse mbeti e plagosur. Në vendngjarje mbërritën ekipet e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore (Samu), të cilat i dhanë ndihmën e parë të lënduarës.

Deri më tani, nuk ka informacion nëse punonjësja është transportuar në spital apo mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa kanë në dispozicion edhe pamjet filmike që regjistruan momentin e përplasjes gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

artikuj të ndërlidhura