Përleshje pas një mosmarrëveshjeje në trafik në Kamjan, tre tetovarë kallëzohen penalisht

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Tre persona nga Tetova janë kallëzuar penalisht pas një përleshjeje fizike në afërsi të një objekti hotelierik në fshatin Kamjan.

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim ndaj A.H. (23), G.I. (46) dhe I.I. (25), për veprat penale “dhunë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas policisë, konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, ndërsa gjatë përleshjes njëri prej personave të përfshirë ka përdorur mjet të mprehtë dhe ka shkaktuar lëndime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër