Qamili: Zgjidhje e qëndrueshme për emrat në Tetovë, larg lojërave politike

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Procesi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë po vijon me shqyrtimin e emrave të rinj që synojnë të pasqyrojnë historinë, identitetin dhe realitetin e qytetit dhe komuniteteve që jetojnë në të.

Kështu bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Tetovës dhe kryesues i Grupit të Punës për riemërtimin e rrugëve, Albi Qamili.

Sipas tij, në mbledhjen e sotme është shqyrtuar një tjetër grup emrash, ndërsa anëtarët janë dakorduar që procesi të zhvillohet duke i dhënë përparësi ligjshmërisë dhe qëndrueshmërisë.
Qamili theksoi se procesi nuk duhet të ndikohet nga lojërat politike apo manovrat juridike.

Ai tha se si kryesues i Grupit të Punës do të angazhohet që procesi të përmbyllet me zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, pa u diktuar nga presioni i kohës apo politika ditore.
“Tetova meriton emra dhe simbole dinjitoze”, ka shkruar Qamili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër