Përmbytja katastrofale e vitit 1962, dita kur qytete të tëra në Maqedoni u gjendën nën ujë

nga Xh M

Shkup, 16 nëntor – Më 16 nëntor 1962 – Shkupi, Ohri, Struga, Velesi, Resnja, Kërçova, Manastiri, Novaci, Prilepi, Tetova, Krusheva, Bogomilla dhe një numër i madh fshatrash dhe vendbanimesh në Maqedoninë Perëndimore u goditën nga stihia ujore që ishte rezultat i shirave tepër të dendur.

Ujërat nga pellgu i Sharrit, nga Bistra dhe malet e tjera që derdhen në lumin Treska, të zbardhuar dhe të turbullt, u derdhën me forcë në shtratin e lumit Vardar. Në Shkup u shembën 1.050 shtëpi, 157 ndërtesa u mbuluan nga uji, ndërsa 4.445 qytetarë mbetën pa strehë; në Petrovec u përmbytën afër 4.000 hektarë tokë pjellore.

Stihia ujore rrëzoi tre ura në Shkup dhe tre ura në Gjorçe Petrov. Në Ohër, përmbytja rrëzoi 36 shtëpi, 57 u dëmtuan dhe në 56 të tjera nuk mund të hyhej fare. Në shumë qytete u shpall mobilizim i përgjithshëm i popullsisë, i pjesëtarëve të APJ-së dhe Milicisë Popullore, dhe u angazhuan të gjitha mjetet e mundshme të transportit. Nga Negotina deri në Demir Kapi, Vardari ishte mesatarisht 400 metra i gjerë.

Afarë Gjevgjelisë u formua një liqen i gjerë 8 kilometra. Në rajonin e Gjevgjelisë u shkatërruan 5 ura. Dy kilometra para Gjevgjelisë, trenat “lundronin” rreth 200 metra përmes ujit. Në rajonin e Tetovës u përmbytën 3.000 hektarë dhe u morën me vete 8 ura.

Utro.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More