Gerasimovski paralajmëron front të gjerë opozitar: Partitë, organizatat joqeveritare dhe shoqatat të bashkohen kundër pushtetit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Krijimi i një blloku të gjerë opozitar, në të cilin përveç partive politike do të përfshiheshin edhe organizatat joqeveritare dhe shoqatat qytetare, është një nga mundësitë për bashkim politik kundër pushtetit aktual.

Këtë e theksoi nënkryetari i LSDM-së, Goran Gerasimovski, në emisionin “Studioja e Natës” në 4TV, duke nënvizuar se për ndryshime politike nevojitet një bashkim më i gjerë i forcave që janë të pakënaqura me mënyrën se si udhëhiqet shteti, njofton 4news.mk.

Sipas tij, opozita ka potencial të ndërtojë një strukturë politike më të fuqishme, por për këtë është e domosdoshme tejkalimi i ndasive dhe vendosja e një qëllimi të përbashkët.

“Ne kemi parti opozitare, por kemi edhe organizata joqeveritare, kemi shumë shoqata që mund të përfshihen në proces, me qëllim që të kontribuojnë në mposhtjen e këtij pushteti të papërgjegjshëm”, deklaroi Gerasimovski.

Ai konsideron se bashkimi nuk duhet të kufizohet vetëm në koalicionet klasike partiake, por mund të përfshijë një rreth më të gjerë faktorësh shoqërorë.

Gerasimovski theksoi se një qasje e tillë mund të krijojë presion shtesë ndaj pushtetit dhe të inkurajojë popullatën e pakënaqur të marrë pjesë më aktivisht në proceset politike.

Në intervistë, ai vlerësoi se gjendja aktuale ekonomike dhe pakënaqësia te grupe të ndryshme shoqërore hapin hapësirë për një veprim opozitar më të fuqishëm.

Megjithatë, Gerasimovski nuk prezantoi ndonjë marrëveshje konkrete koalicioni apo listë organizatash që do të ishin pjesë e bllokut të mundshëm.

Mesazhi i tij ishte se opozita duhet të punojë në konsolidimin dhe stabilitetin e vet nëse dëshiron të krijojë kushte reale për ndryshime politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër