Sulm ndaj dy aeroporteve në Arabinë Saudite, gjurmët çojnë te Huthët

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Rijad, 6 tetor Zhurnal.mk – Arabia Saudite sot konfirmoi se dy aeroporte të saj janë sulmuar dhe se tre persona janë plagosur, njofton Reuters.

Sulmet kanë ndodhur në dy aeroporte në pjesën jugore të vendit. Sipas autoriteteve saudite të aviacionit civil, objektiv kanë qenë Aeroporti Ndërkombëtar „King Abdullah bin Abdulaziz“ në Xhizan dhe Aeroporti Ndërkombëtar në Nexhran.

Në sulme janë plagosur tre persona, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Gjithashtu është shkaktuar edhe dëm material.
Autoritetet saudite nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas sulmeve. Megjithatë, Huthët jemenas një ditë më parë njoftuan se kishin kryer një seri sulmesh me raketa dhe dronë në disa pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë objektiva në Xhizan dhe Nexhran.

Huthët gjithashtu morën përgjegjësinë për sulme ndaj Aeroportit Ndërkombëtar „King Khalid“ në Riad, aeroportit në Abha, një rafineri të kompanisë „Aramco“ në Rabig dhe disa objekteve ushtarake.

Arabia Saudite i dënoi sulmet e Huthëve ndaj objekteve civile dhe ekonomike në vend, duke e akuzuar grupin për zgjedhjen e përshkallëzimit ushtarak.

Sulmet ndodhën në një periudhë të rritjes së madhe të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Huthëve. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ditët e fundit ka njoftuar se ka interceptuar raketa balistike dhe dronë të drejtuar drejt territorit saudit.

Arabia Saudite udhëheq një koalicion ushtarak që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit në luftën kundër Huthëve që nga marsi i vitit 2015. Huthët kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe disa zona të tjera të vendit që nga shtatori i vitit 2014.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër