Polici që siguroi Kuvendin kapet duke vozitur pa leje, MPB dorëzon kallëzim dhe ia konfiskon veturën

Nga D. V.
514 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një zyrtar policor, i punësuar në Departamentin e sigurisë së Kuvendit, drejtonte automjet pa leje për vozitje. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal dhe automjeti i tij është konfiskuar.

“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër A.B. në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, për shkak të ekzistencës së dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal”.

“I kallëzuari A.B., oficer policie në Departamentin e Sigurisë së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Sektori për Sigurinë e Objekteve me Interes Shtetëror pranë Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, më 12.02.2026 në rrugën “11 Tetori” në Shkup, drejtonte automjetin e tij personal të pasagjerëve “BMW” pa provim të kaluar për vozitje, pra pa patentë shoferi, dhe me urdhër të prokurorit publik automjeti është sekuestruar”, njoftoi MPB.

Departamenti për Kontrollin e Brendshëm, Hetimet Penale dhe Standardet Profesionale ka paraqitur propozim për të filluar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore kundër A.B.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër