Policia e arreston struganin 19-vjeç dhe vëllain e mitur, pa dijeninë e prindërve

Nga D. V.
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Më datë 23.03.2026, në orën 19:45 në Strugë, zyrtarët policorë nga Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Strugë kanë privuar nga liria personin me iniciale L.R. (19 vjeç) dhe vëllain e tij 15-vjeçar. Arrestimi i tyre u bë nën dyshimin e bazuar për veprën penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve plasëse”.

​Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Strugë, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë e tipit “Desert Lort” e kalibrit 9 mm, së bashku me një karikator të zbrazët. Armët mbaheshin pa leje, ndërsa i mituri deklaroi se prindërit e tyre nuk ishin në dijeni për ekzistencën e pistoletës në shtëpi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër