Në 2025 shtëpia më e shtrenjtë e shitur në Maqedoni të Veriut ishte 1,5 milion euro

Nga D. V.
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 Mars, Zhurnal.mk – Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme për vitin 2025, shtëpia më e shtrenjtë në vend u shit për 1,5 milion Euro në komunën Qendër.


Ndérsa banesa më e shtrenjtë e shitur ishte në Aerodrom për 166,500 euro, e hapësira më e shtrenjtë e zyrave u shit në Komunën Qendër për 6,8 milion euro.


Sipas raportit banesat mbeten më të kërkuarat në treg, duke përbërë 33% të shitjeve totale dhe 48% të vlerës totale të tregut.

Edhe pse numri i apartamenteve të shitura u ul me 3.9%, vlera e tyre u rrit me 10.8%, sipas raportit.
Komunat Qendra, Aerodromi dhe Karposhi, në vitin 2025 i kishin çmimet mesatare më të larta të apartamenteve prej 1,692 euro/m²; 1,558 euro/m² dhe 1,419 euro/m².


Vlera totale financiare e realizuar e tregut është 1.14 miliardë euro, që përbën një rritje prej 12.9% krahasuar me vitin 2024. Pjesa më e madhe e kësaj vlere u realizua në tremujorin e katërt (314 milionë euro).


Toka bujqësore dhe pyjet marrin pjesë me 31% në numrin total të blerjeve, ndërsa toka ndërtimore me 14% shënon një rritje të ndjeshme të vlerës së blerjes prej 36%, krahasuar me vitin e kaluar.
Shtëpitë përbëjnë 13% të numrit total të blerjeve dhe shitjeve, me një rritje prej 37% të vlerës së blerjes krahasuar me vitin e kaluar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër