”Politico”: Trump po bën një vlerësim mes vendeve “të mira” dhe “të këqija” brenda NATO-s

Nga D. V.
207 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 23 prill, Zhurnal.mk – Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të vazhdojë të punojë mbi një lloj liste të vendeve “të mira” dhe “të këqija” brenda NATO-s, me qëllim që të përparësojë aleatët më të përafruar dhe të penalizojë ata që nuk e mbështetën luftën e fundit kundër Iranit, shkruan Politico.

Sipas burimeve diplomatike evropiane plani parashikon klasifikimin e anëtarëve bazuar në kontributet e tyre ushtarake dhe mbështetjen për operacionet e udhëhequra nga Uashingtoni.

Iniciativa përfaqëson një shenjë të mëtejshme të tensioneve në rritje brenda Aleancës, tashmë të sfiduara nga qëndrimet e Trump, të cilat vazhdojnë të sugjerojnë një tërheqje të SHBA-së dhe të avancojnë propozime kontraverse si aneksimi i Grenlandës.

Ideja e dallimit midis “aleatëve model” dhe vendeve të tjera ishte propozuar tashmë nga shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, i cili foli për “trajtim të favorshëm” për shtetet që kontribuojnë më shumë në mbrojtjen kolektive, ndërsa të tjerët mund të përballen me pasoja.

Opsionet që po shqyrtohen përfshijnë zvogëlimin e pranisë së trupave amerikane, rishikimin e ushtrimeve të përbashkëta ose kufizimin e furnizimeve ushtarake për aleatët që konsiderohen më pak të besueshëm.

Megjithatë, detajet mbeten të paqarta.

“Ata nuk duket se kanë ndonjë ide konkrete se si t’i ndëshkojnë aleatët ‘e këqij dhe kjo do të penalizonte Shtetet e Bashkuara para së gjithash”, raportoi një burim evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër