Prishtina pa autobus të Trafikut Urban, punonjësit në rrugë

nga D. V.

Autobusët e Trafikut Urban sot nuk do të jenë në funksion, kjo meqenëse ndërmarrja njoftoi një ditë më parë për ndërprerje të qarkullimit për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve.

Punëtorët e kësaj ndërmarrje po qëndrojnë jashtë objektit të kompanisë, ndërsa menaxhmenti brenda.

“Gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025”, thuhet në njoftim të një dite më parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More