Tiranë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Nga foltorja e Kuvendit Sali Berisha u shpreh se PS ka në plan që të shkurtojë edhe 20 bashki të tjera përmes reformës Territoriale.
“Kemi vlerësuar punën, nuk pati kërkesë të dakordësuar për zgjatje afatesh dhe personi që sapo gënjeu (Sali Berisha) duhet ta dije që në komisionin tjetër të zgjedhores Bylykbashi dhe Gjiknuri sollën kërkesën ndërsa komisioni nuk solli kërkesë. E para është që duhet të mësosh, procesi fillon me raportin, procesi involvon komisionin e çështjeve ligjore më pas, pasi të ketë kaluar 60 ditë, në shtator do kemi kohë për të diskutuar kështuqë qetësohuni dhe vazhdoni pushimet, flasim prapë në shtator”, tha Balla.
