“Alooo, o shoku kryetar, ishe në gjumë?” Korreshi e ironizoi, Peleshi: Atë shokun kryetar, shko takoje ku ke shokët

Nga D. V.
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Ndërsa vijojnë diskutime në seancën plenare, deputeti i PD Saimir Korreshi ka marr fjalën për procedurë nga vendi.

E ndërsa mikrofoni i ishte hapur, ai kërkonte vëmendjen e kryetarit Niko Peleshi, ndërsa ky i fundit po shkëmbente informacione me një prej punonjësve të Kuvendit.

Ka qenë ky moment kur Korreshi ka nisur t’i drejtohet me ironi, të cilave i është përgjigjur më pas edhe Peleshi.

Korreshi: O shoku kryetar, alo, alooo, shoku kryetar?

Peleshi: Atë shokun kryetar shko dhe takoje atje ku i ke shokët

Korreshi: Dakord po mbaje mendjen në mësim  se për ty po flasim këtu për procedurë

Peleshi: Nuk është festivali folklorik, është seancë plenare

Korreshi: Po ti ku ishe? Ishe në gjumë? Ty po kërkojmë

Peleshi: Atë ty mos ma drejto mua se unë nuk ju drejtohem me ty, ti…

Korreshi: I nderuar dhe fort i respektuar shoku kryetar, po ju drejtohem me juve ju

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër