Prokuroria ndalon dy persona për lëndim të rëndë trupor, armëmbajtje pa leje dhe kanosje

Nga D. V.
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit me inicialet A.D. dhe L.D. janë paraqitur në Policinë e Kosovës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur më 23 mars 2026 në Prishtinë, ku i dëmtuar ka qenë një zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

“Gjatë veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani janë siguruar dëshmi që mbështesin dyshimin e bazuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka bërë të ditur se ka zhvilluar hetime intensive për të sqaruar rrethanat e rastit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Prokurori i Shtetit është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, me qëllim të sigurimit të provave dhe zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet më tej.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka deklaruar se do të vazhdojë veprimet në kuadër të përgjegjësive ligjore për ndjekjen penale të personave të dyshuar për shkelje të ligjit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër