“Kurti e ka marrë peng Kuvendin”, Molliqaj: Protestat popullore e vetmja rrugëdalje

Nga D. V.
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas situatës së re të krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka marrë peng Kuvendin dhe krejt institucionet e vendit.

Në një video në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka thënë se e vetmja rrugëdalje për partitë politike opozitare është thirrja e popullit në protesta për ta ndalë Kurtin.

“Albin Kurti e mori peng sërish Kuvendin dhe krejt institucionet. Po e shantazhon opozitën, ja marrëveshje qysh du, kur du unë, ose zgjedhje kur du unë. E ai po dëshiron me i shty zgjedhjet për dhjetor.”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka kritikuar që liderët e partive kanë pranuar të shkojnë në takime me Kurtin.

“Takimet e opozitës me Kurtin janë gabim. Tash ka vetëm një rrugëdalje. Duhet me ftu popullin e Kosovës, kundër marrjes peng të institucioneve nga partia në pushtet. Këta veç demokrat nuk janë. Bashkëpunimi me ta është me i shërby autoritarëve. Vendi duhet me u ballafaqu me protesta qytetare.”, ka thënë ai ndër të tjerash.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër