Protesta e dhunshme e opozitës në 10 shkurt – gjykata liron 18 protestuesit, mes tyre 3 të mitur

Nga D. V.
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjykata ka liruar 18 të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme të opozitës më 10 shkurt, mes të cilëve 3 të mitur.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se prokurorja Antoneta Sevdari ka cilësuar 9 prej arrestimeve si të paligjshme, mes tyre një i mitur.

Ndërkaq për të gjithë protestuesit është lënë në fuqi masa e detyrimit me paraqitje, me përjashtim të një prej tyre pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër