PZAP gjobit me 5 mijë e 100 euro LVV-në për përdorimin e vajzës së mitur në fushatë

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 03 qershor, Zhurnal.mk – Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP) ka marrë vendim në lidhje me dy ankesat e dërguara nga IKD dhe LDK për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore.

PZAP i ka pranuar si të bazuara këto ankesa duke e dënuar LVV-në me gjobë prej 5 mijë e 100 euro.

Sipas vendimit të PZAP-së, thuhet se LVV e ka arsyetuar këtë duke thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e organizimit dhe ka dal në skenë me dëshirën e saj dhe lejën e prindit.

“PZAP e ka vlerësuar këtë pretendim si të pabazuar, “për faktin se në momentin kur organizatori i aktivitetit i ka mundësuar të miturës hyrjen në sallë, pastaj paraqitjen në skenë parapublikut në kuadër të tubimit zgjedhor, pjesëmarrja e saj konsiderohet përfshirje aktive në fushatë zgjedhore. Për zbatimin e kësaj norme nuk është vendimtare nëse iniciativa për paraqitje e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, por vet fakti se subjekti politik ka lejuar dhe mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive, apo edhe pasive në një aktivitet zyrtar zgjedhor”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër