Qeveria franceze mori vendim për lirimin e 10 milionë fuçive me naftë nga rezervat strategjike, ulen çmimet në tregun francez

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat strategjike.

Disa prej kompanive më të mëdha të karburanteve kanë njoftuar zbritje të çmimeve në pikat e tyre të shitjes, duke synuar të lehtësojnë kostot për konsumatorët.

Të shtunën, më 31 tetor, çmimi mesatar i një litri naftë në Francë ishte rreth 2.37 euro. Ndërkohë, disa kompani kanë vendosur të aplikojnë çmime më të ulëta pas vendimit për përdorimin e rezervave strategjike.

Kompania TotalEnergies ka ulur çmimin e naftës në stacionet e saj Access në 2.15 euro për litër, rreth 10 cent më pak se në pikat e tjera të grupit. Kompania bëri të ditur se vendimi u mor për t’u mundësuar klientëve të përfitonin nga rezervat strategjike pa pritur dorëzimin fizik të tyre.

Edhe rrjeti i supermarketeve E. Leclerc ka njoftuar një ulje prej 21 centësh për litër naftë në rreth 742 stacionet e tij në Francë. Sipas kompanisë, zbritja do të llogaritet çdo ditë, ndërsa çmimet do të vazhdojnë të përshtaten sipas luhatjeve të tregut.

Një ulje të ngjashme prej 21 centësh për litër ka paralajmëruar edhe Coopérative U, duke iu bashkuar nismës për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të karburantit.

Qeveria franceze njoftoi në mesin e tetorit lirimin e 10 milionë fuçive naftë nga rezervat strategjike të vendit. Këto rezerva ishin blerë përpara luftës në Lindjen e Mesme dhe po shiten me një çmim prej 0.28 euro për litër, krahasuar me mesataren prej 1.10 euro për litër në mesin e tetorit.

artikuj të ndërlidhura