Qeveria në detyrë themelon Fondin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Nga D. V.
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 qershor, Zhurnal.mk – Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tri vendime.

Në njoftim për media bëhet e ditur se është:

Themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400,000.00€ (katërqind mijë euro), për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 153,000.00€ (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë euro) me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të “OctoberTech” – iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër