KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës.

Në njoftim thuhet se mbledhja do të filloj nga ora 11:00, ndërsa ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Zyrës;

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për grupin e dytë të organizatave vëzhguese për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2026

3. Këshilli për Operacione Zgjedhore;

3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të ekipit të numërimit në qendrat komunale të numërimit;

3.2. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimeve për vendet e pa plotësuara;

3.3. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës për ekipet mobile për Votimin me Nevoja të Veçanta (VPNV);

3.4. Shqyrtimi dhe miratimi i stafit rezervë të KVV dhe stafit asistues në përfaqësi diplomatike.
4. Të ndryshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër