Shkup, 11 Mars, Zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme vendosi që t’ua heqë licencat dhe gjashtë kompanive të tjera për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pas gjetjesë së parregullësive të shumta në zbatim të ligjit.
Zëdhënësja Marija Miteva njoftoi se qeveria shqyrtoi informacionin dhe mori vendim për revokimin e 6 licencave për kultivimin e kanabisit.
“Nga ajo që munda të shoh nga informacioni që iu transmetua Qeverisë, bëhet fjalë për lëshime ligjore gjatë një inspektimi të kryer nga Komisioni, i cili është përgjegjës për të kontrolluar të gjitha kushtet që duhet të posedojnë. Dhe po, Qeveria ka marrë vendim për revokimin e 6 licencave të tjera”, njoftoi Miteva.
Muajin e kaluar qeveria fillimisht ua revokojë licencat për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore edhe 6 kompanive të tjera, për shkak të shkeljes së rregullave, ndërsa kontrolle masive janë nisur dhe ende po bëhen në gjithsej 43 prej tyre, pas 5 tonëve të sekuestruar në Serbi të lidhur me një kompani në Maqedoni të Verout dhe 40 tonëve të sekuestruar në muajin Shkurt në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria ua merrë licencat edhe 6 kompanive të tjera për prodhim kanabisi
1,014
Artikulli i mëparshëm
