QMK: Një zjarr aktiv ka në Kërçovë, ndërsa zjarri në fshatin Bajkovë është nën kontroll

Nga I.A
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi se deri në orën 13:00 të sotme janë regjistruar dy zjarre në sipërfaqe të hapura, njëri prej të cilëve është aktiv, ndërsa tjetri është vënë nën kontroll.

Një zjarr në fushë është aktiv në fshatin Sërbicë në Komunën e Kërçovës, ndërsa nën kontroll është zjarri në fshatin Bajkovë në Komunën e Novo Sellës, i cili ka prekur bimësi të ulët dhe pyje të përziera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër