Bërvenicë, 18 tetor, Zhurnal.mk – Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Stojançe Radiçevski, ka njoftuar se sot ka shfrytëzuar të drejtën e tij demokratike të votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.
Përmes një postimi, Radiçevski u ka bërë thirrje qytetarëve të Bërvenicës që të dalin në votime dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të lirë, me përgjegjësi dhe në përputhje me bindjet e tyre personale.
Ai gjithashtu ka apeluar që procesi zgjedhor të zhvillohet në një atmosferë demokratike dhe dinjitoze, duke respektuar vullnetin e lirë të secilit qytetar.
Radiçevski ka theksuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë gjatë ditës së zgjedhjeve, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
