Rajoni boshnjako-kroat i Bosnjës ndryshon ligjin për ndërlidhësin me Kroacinë për gazin Amerikan

Nga D. V.
151 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sarajevë, 16 Prill, Zhurnal.mk – Kuvendi i rajonit boshnjako-kroat në Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH) dje e ndryshoi një ligj për ndërtimin e ndërlidhësit të gazit me Kroacinë, duke i hapur rrugën marrëveshjes midis dy vendeve mbi të njëjtën çështje, e cila do të vazhdojë me furnizimet e gazi të lëngshëm (ang. LNG) së SHBA-së për rajonin nga Terminali kroat Krk.

61 anëtarë të Dhomës së Popullit – dhoma e lartë e kuvendit – votuan për, 3 kundër dhe 1 abstenoi. Pak ditë më parë, ligji u miratua edhe nga dhoma e ulët e kuvendit, Dhoma e Përfaqësuesve.
Amendamentet në ligj prezantojnë kompaninë amerikane ‘AAFS Infrastructure and Energy doo’ si investitor, duke përjashtuar kështu kompaninë publike të rajonit BH-Gas nga projekti, pas disa vitesh mosmarrëveshjesh midis partive kroate dhe boshnjake.

Partitë kroate kishin këmbëngulur në krijimin e një kompanie të re publike që do të dominohet nga kroatët, ndërsa partitë boshnjake këmbëngulën për BH-Gas, e cila dominohet nga boshnjakët.
Por qeveria e Donald Trump ndërhyri dhe i bindi të dyja palët për një kompromis, i cili punëson kompaninë amerikane për të ndërtuar dhe menaxhuar tubacionin për një periudhë prej 30 vitesh, e pas të cilin synohet ndërtimi i termocentraleve me gaz për prodhim të rrymës elektrike.

Sipas projektligjit, kompania amerikane “është e detyruar të kompensojë pronarët e pasurive të paluajtshme, persona fizikë, për pasuritë e paluajtshme të shpronësuara”.
Vetë kompania duhet të sigurojë financimin e ndërtimit të interkonektorit.

Kompania dhe qeveria e rajonit janë gati të hyjnë në një marrëveshje koncesioni për interkonektorin 30 ditë pasi ligji të hyjë në fuqi.
BeH dhe Kroacia duhet gjithashtu të hyjnë në një marrëveshje dypalëshe për tubacionin ndërlidhës, e cila pritet që të nënshkruhet më vonë këtë muaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër