Rama: Prokurimi i Përqendruar, më shumë transparencë dhe eliminim i burokracive

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se modeli i ri i Prokurimit të Përqendruar garanton më shumë siguri e transparencë, më pak barrë ekonomike dhe eliminim të burokracive për institucionet dhe sipërmarrjen.

Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, i cili do të shërbejë si mekanizëm në dispozicion të dikastereve qendrore për të planifikuar dhe realizuar në kohë Prokurimet Publike.

Kryeministri vlerësoi se ky është një transformim shumë i rëndësishëm në aspektin e funksionimit tërësor të strukturës së Prokurimeve Publike, lidhur me eficiencën.

“Në dispozicion të këtij qëllimi vendoset një strukturë e specializuar e cila po integrohet në sistemin europian të prokurimeve dhe nga ana tjetër po merr ekspertizë të nivelit të lartë nga institucione të ngjashme duke filluar nga UNOPS, struktura e prokurimeve të SHBA-së që asiston Operatorin e Blerjeve të Përqendruara”, shtoi Rama.

Në këtë drejtim, kryeministri shprehu bindjen se Prokurimi Publik do të jetë një proces model, ndërsa sipërmarrja vendase dhe e huaj do të ketë shumë më tepër qartësi, shpejtësi dhe transparencë absolute.

Duke folur për transparencën që garanton sistemi i Prokurimit të Përqendruar, Rama theksoi se “perceptimi për problematikat e prokurimeve nuk është vetëm një perceptim shqiptar, ashtu siç nuk është vetëm një perceptim shqiptar edhe ai për korrupsionin”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër