Rama sulmon protestuesit: Po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

Nga Xh M
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 qershor Zhurnal.mk – Rama si në çdo postim këto 3 javë sulmoi sërish protestuesit, ashtu siç ka bërë çdo ditë duke shigjetuar target-grupe të ndryshme që dalin në protestë. Kësaj here sulmi i Ramës u përqëndrua te shqiptarët e rajonit që janë bërë pjesë e protestës.

Kryeministri theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk konsiderohen diasporë e Shqipërisë, por qytetarë të një shteti fqinj ku janë pjesë e strukturës shtetformuese, ndërsa të njëjtën gjë e tha edhe për shqiptarët e Kosovës.

Në reagimin e tij, kryeministri kritikoi pjesëmarrjen e shqiptarëve nga rajoni në protestat në Tiranë, duke e cilësuar si një përfshirje të nxitur nga interesa politike dhe duke pretenduar se kjo dëmton imazhin e shqiptarëve jashtë vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër