Rama takim me Rutte në Ankara

Nga D V
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 korrik Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Mark Rutte, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.

Në këtë takim, Rama shoqërohej edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Kryeministri Rama ndodhet në Ankara për të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate do të diskutojnë mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.

Samiti në Ankara po mbledh udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër