Raporti: Forcat e reja prodhuese në Kinë janë rritur në mënyrë të qëndrueshme

Nga D. V.
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Forcat e reja prodhuese të Kinës janë rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe shumë përparime të reja janë realizuar në shkencë e teknologji, sipas një raporti të punës së qeverisë të paraqitur të enjten nga kryeministri kinez Li Qiang në emër të Këshillit të Shtetit, në mbledhjen e hapjes të sesionit të 4-t të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.

foto nga VCG

Kina ka udhëhequr në kërkimin, zhvillimin dhe aplikimin e inteligjencës artificiale (AI), biomjekësisë, robotikës dhe teknologjisë kuantike, ndërsa ka bërë përparime të reja në kërkimin dhe zhvillimin e pavarur të mikroçipave, sipas raportit.

foto nga VCG

Sonda “Tianwen-2” filloi një mision eksplorimi ndërplanetar, aplikimi masiv i sistemit të pozicionimit satelitor “BeiDou” u zgjerua në sektorë të ndryshëm dhe nisi ndërtimi i hidrocentralit në pjesën e poshtme të lumit Yarlung Zangbo. Aeroplanmbajtësja “Fujian”, e para e prodhuar nga vetë Kina dhe e pajisur me një sistem katapulte elektromagnetike, u vu në funksionim zyrtarisht, kurse modelet e mëdha të AI-së të prodhuara nga Kina udhëhoqën zhvillimin e ekosistemit global të AI-së me burim të hapur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër