Shkup, 7 nëntor Zhurnal.mk – Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut përsërit kushtet e njëjta për disa vite me rradhë, siç janë ndryshimet kushtetuese dhe reformat, si vizë për t’i filluar negociatat zyrtare, thotë analisti politik, Petar Arsovski. Konstatimi se nuk ka progres flet për pamundësinë për hapa të mëtutjeshëm në aspirata, shton njohësi i çështjes.
“Në raportin e Bashkimit Evropian disa pika janë të rëndësishme: e para, përsëritja e qëndrimit të fuqishëm të Bashkimit Evropian se ndryshimet kushtetuese mbeten pengesë prej kohësh. E dyta, është konstatimi për gatishmërinë e shtetit për negociatat aderuese, por, konstatim se nuk ka progres. Kritika të caktuara në sundimin e ligjit, demokratizimin, reformat strukturore dhe tjera.”, u shpreh për TVM2 analisti politik Petar Arsovki.
Duke folur për udhërrëfyesit për 4 vende që përcaktojnë hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në Union, përmes vazhdimit të reformave dhe përfshirjes graduale të vendeve në politikat evropiane, Arsovski me qëndrim se kjo përcjellë një lloj mesazhi për vendin se nuk ka shpresë pa plotësuar kushtet e vitit 2022 dhe njëherit paraqet edhe presion politik.
“Fakti se për Maqedoninë nuk ka udhërrëfyes siç ka rrugë indikative për Malin e Zi dhe Shqipërinë, është dëshmi se pa ndryshime kushtetuese ne nuk mund të shpresojmë në përparim. Pra, këto konstatime së bashku e vëndojnë situatën në një “tension” kushtimisht thënë, se vendet tjera mund të përparojnë ndërsa ne të mbetemi të bllokuar në pritje. Kjo, me tepër është presion politik sesa konstatim në raport.”, tha Arsovki për TVM2.
Edhe eurokomisonerja për zgjerim, Marta Kos, në ditën kur u prezantua pakoja e zgjerimit, tha se procesi integrues tani është në duart e Maqedonisë së Veriut, duke siguruar se Komisioni Evropian është i gatshëm të hapë klasterin e parë në momentin që RMV-ja plotëson kushtet.
