Regjistrohet tërmet në rajonin e Tetovës

Nga D. V.
428 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 3 mars – Një tërmet u regjistrua këtë mëngjes në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë me magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter.
Sipas informacioneve, tërmeti ndodhi në orën 05:21.

Epiqendra ishte e vendosur rreth nëntë kilometra në jugperëndim të Tetovës, në një thellësi prej pesë kilometrash.

Ky është një tërmet me intensitet të ulët, i cili zakonisht nuk shkakton dëme materiale, por mund të ndihet nga qytetarët në afërsi të epiqendrës.

Aktualisht nuk ka informacion në lidhje me pasojat e mundshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër