Rënie e numrit të deleve dhe rritje e numrit të derrave

Nga Xh M
430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 mars Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e numrit të derrave në krahasim me vitin paraprak, ndërkohë numri i deleve shënoi rënie.

“Në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024 numri i përgjithshëm i deleve është zvogëluar për 9.2 %, ndërsa numri i derrave është rritur për 18.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me vitin 2024, gjatë vitit 2025-të numri i gjedhëve shënoi rënie për 0.9 përqind.

“Në të njëjtën periudhë, numri i dhive është rritur për 3.2 %. Numri i shpendëve në vitin 2025, krahasuar me vitin paraprak, është zvogëluar për 10.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër