Vojislav Dimitrovski drejtor i ri i NP Lajka

Nga Xh M
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 mars Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit e ka shkarkuar drejtoreshën e NP “Lajka”, Radmila Pesheva, ndërsa në vend të saj e ka emëruar Vojislav Dimitrovski.

Drejtori i ri është mjek veterinar dhe një mbështetës i madh i trajtimit human të kafshëve. Ai edhe më parë ka qenë pjesë e ekipit të “Lajka”, përkatësisht ka qenë tashmë në postin e drejtorit.

Pesheva e shkarkuar, e mbështetur nga disa shoqata, reagoi publikisht dhe ndryshimin e saj e cilësoi si krejtësisht partiak.

– Jam thellësisht e zhgënjyer nga kjo vendimmarrje. Kemi treguar rezultate të mira, kemi punuar me përgjegjësi dhe transparencë, kemi ndikuar në vetëdijen publike dhe kemi punuar në kushte kur nuk kishim mbështetje institucionale nga askush, me një buxhet të vogël. Fjalë për fjalë kemi qenë të lënë vetëm. Ky është shembull i një partizimi klasik – tha Pesheva, duke theksuar se të gjithë në “Lajka” janë angazhuar me dëshirë personale që kjo histori të ketë sukses.

Nga Qyteti i Shkupit u përgjigjën se nuk bëhet fjalë për shkarkim, por për përfundim të mandatit të ish-drejtoreshës, Radmila Pesheva.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër