Shkup, 1 tetor Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut ka rënie të numrit të të punësuarve në industri për 3 përqind gjatë muajit gusht, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
“Numri i të punësuarve në muajin gusht të vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, në sektorin Minierat dhe Guroret është zvogëluar për 8.0%, në sektorin e Industrisë përpunuese për 2.8%, ndërsa është rritur në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Brenda një viti, rënie më e madhe u regjistrua te prodhimi i veshjeve 11.5 përqind, ndërsa rritje më e madhe te prodhimi i produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike (14.3 %).
