Rënie e numrit të të punësuarve në industri, vetëm në gjashtë sektorë ka rritje

Nga Xh M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 prill Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e numrit të të punësuarve për 3.4 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.3 %, në sektorin Industria përpunuese për 3.4 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.4 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me shkurtin e kaluar, gjatë këtij shkurti u regjistrua rritje vetëm te prodhimi i duhanit (7%), prodhimi i pijeve (3.4 %), prodhimi i produkteve ushqimore (0.9 %), prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës (3.5 %), prodhimi i metaleve (0.5 %) dhe prodhimi i produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike (10.7 %).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër