Reshje bore në Korçë

Nga D. V.
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reshje të lehta bore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Qarkun e Korçës më konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë.

Pavarësisht se kemi hyrë tashmë në stinën e pranverës, në zonën e Dardhës janë regjistruar reshje dëbore me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit.

Firma kontraktore ka zbritur në terren për të ndërhyrë me pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.

Në zonat e tjera nuk ka pasur reshje dëbore. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër