ZOTI S’PASKA MËSHIRË

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Anna Akhmatova
Përktheu: Kolec P. Traboini

Zoti s’paska mëshirë për korrësit e kopshtarët.
Nga lartësitë bie shi i potershëm rrkajë
Mbulesa e gjithçkaje nis e merr ngjyra
Kupa e qiellit pasqyrohet nëpër ujëra.

Një mbretëri nënujore livadheve e arave,
Përrenjtë e valëzuar këndojnë, këndojnë,
Në degët e fryra shpërthejnë kumbullat,
Barërat e rrëzuara fushave kalbëzojnë.

Përmes rrëkeve të dendura të ujit
Shoh fytyrën e njohur të dashurisë,
Parkun e heshtur, pavijonin kinez
Dhe verandën rrethore të shtëpisë.

artikuj të ndërlidhura