Tiranë, 23 korrik Zhurnal.mk – Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, ku pritet të mbahet protesta e 53-të radhazi me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta pritet të nisë në orën 19:00, në sheshin “Skënderbej”, ku më pas do vijojë marshimi drejt Kryeministrisë.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke deklaruar se mobilizimi do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
