Wang : Kina dhe Filipinet duhet të punojnë sëbashku për të mbrojtur paqen dhe zhvillimin rajonal

Nga Xh M
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Filipinet duhet të ndalojnë menjëherë veprimet provokuese në çështjet detare dhe të bëjnë përpjekje konkrete për të stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi të mërkurën, gjatë një takimi që pati në Manila me sekretaren e Punëve të Jashtme të Filipineve, Ma. Theresa Lazaro.

Wang Yi shprehu protestën e fortë të Kinës për përplasjen e dhunshme të personelit filipinas me anijet kineze të zbatimit të ligjit në gumën Renai dhe sqaroi qëndrimin e palës kineze lidhur me këtë incident.

Sipas tij, në vitet e fundit marrëdhëniet kino-filipinase kanë vazhduar të përballen me vështirësi e sfida, gjë që nuk është në interes të asnjërës palë dhe ka dëmtuar zhvillimin e vetë Filipineve.

Wang theksoi që, përballë një bote plot ndryshime dhe pasiguri, të dy vendet duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur paqen dhe zhvillimin rajonal të arritur me vështirësi.

Ai shtoi që mosmarrëveshjet midis Kinës e Filipineve për territorin dhe kufijtë detarë janë fakte objektive dhe Kina ka qenë gjithmonë e përkushtuar për t’i menaxhuar dallimet dhe për ta stabilizuar situatën nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve dypalëshe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër