Rezultatet drejt finales, kjo është renditja aktuale e partive

Nga D. V.
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa procesi i numërimit tashmë ka arritur në 99,40 për qind të votave të përpunuara.

Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prin me 42,92 për qind të votave, ose 297,286 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,06 për qind, përkatësisht 145,873 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 17,61 për qind ose 121,956 vota.

Aleanca pozicionohet e katërta me 7,17 për qind të votave, që përkthehen në 49,693 vota.

Ndërkohë, pas përfundimit të kësaj faze, gjatë ditës së sotme pritet të nisë edhe numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër