Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

nga D V

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore.

Gjatë kësaj kohe pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunimin e të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.

Udhëtarët që e shfrytëzojnë pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi duhet të paraqesin dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht do të bëhet përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve.

Qytetarët vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë proces pasi, shprehen për lëvizje të lirë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nuk kam shumë njohuri megjithatë po më befasoni, ky kufi s’duhet të jetë fare, as kontroll as pa kontroll, nuk e di çfarë situate është, do të provojmë, por kanë bërë keq, nuk kanë bërë mirë, nuk e njoh këtë kufi në kuptimin e kufijve. Ne jemi së bashku këtu, Shqipëri jemi”, tha qytetari Kadri Kryeziu.

Pothuajse gjatë gjithë vitit udhëtarët thonë se nuk kanë pritur gjatë në kufi, ndërsa kontrollet i shohin normale.

Nga e premtja pasdite, të shtunën, të dielën dhe ditëve të festave, lëvizja e automjeteve në Vërmicë është pa kontrolle për automjetet me traga të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pika kufitare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përpunon numrin më të madh të automjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në të dyja anët e kufirit./RTK/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More