Arbnorë Uka-Osmani emërohet drejtoreshë e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Podujevë

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka emëruar Arbnorë Uka-Osmani drejtoreshë të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, duke i besuar drejtimin e sektorit kyç financiar të komunës.

Arbnorë Uka-Osmani ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe ka një përvojë 16-vjeçare në sektorin bankar.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka punuar si analiste për individë dhe biznese, si dhe si menaxhere për marrëdhënie me biznese.

Kryetari Bulliqi i uroi drejtoreshës Uka-Osmani suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të përgjegjshëm të burimeve financiare të komunës.

artikuj të ndërlidhura