Rrëzohet helikopteri i KFOR-it në Bosnjë, 3 viktima

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Sarajevë, 29 tetor Zhurnal.mk – Një helikopter ushtarak i EUFOR-it është rrëzuar në zonën e Goricës, pranë Brçkos, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, tre persona kanë humbur jetën.

EUFOR-i ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur gjatë një operacioni rutinë në zonën e Brçkos. Sipas njoftimit zyrtar, nga ngjarja nuk ka dëme në infrastrukturën civile, prona apo automjete, ndërsa nuk raportohet për civilë të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia e Distriktit të Brçkos, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës. Zona përreth është siguruar nga autoritetet.

EUFOR-i ka bërë të ditur se ka nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e rrëzimit, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin përhapjen e dezinformatave dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare.

artikuj të ndërlidhura