Rritet çmimi i dizelit për 1.5 denarë për litër

Nga D V
938 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,46 % në raport me vendimin e datës 1.6.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,609 den/kg dhe do të jetë 47,297 den/kg.

Nga data 9.6.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 86,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 88,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 87,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 89,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 47,297 (denarë/kilogram)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër