Rritje treshifrore e realizimit të investimeve kapitale gjatë dy muajve të parë të vitit 2026

Nga Xh M
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 mars – Në realizimin e investimeve kapitale u arrit rritje e lartë prej 179.7% gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave për realizimin e buxhetit që nga 27 shkurti, gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, u realizuan gjithsej 8.1 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 179.7% ose në vlerë absolute, ku gjatë dy muajve të këtij viti krahasuar me dy muajt e vitit 2025 ka realizim më të lartë të investimeve kapitale në vlerë prej 5.2 miliardë denarëve.

Në Buxhetin e vitit 2026, shpenzimet kapitale janë projektuar në vlerë prej 40.1 miliardë denarëve. Njëkohësisht, është planifikuar realizimi i projekteve infrastrukturore, energjetike, projekteve kapitale në fushën e transportit, infrastrukturës komunale dhe lokale për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Gjithashtu, me këtë buxhet është planifikuar vlerë prej 2.1 miliardë denarëve për realizimin e projekteve kapitale në komuna.

Nga 40.1 miliardë denarë mjete të planifikuara, 8.1 miliardë denarë ose 20.12% e vlerës së planifikuar janë realizuar gjatë muajve të parë.

Realizimi i buxhetit për dy muajt e parë të vitit është në përputhje me planin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër